Meta zbardh takimin 30 minuta me Shpëtim Idrizin, çfarë u bisedua

Shqipëria

Meta zbardh takimin 30 minuta me Shpëtim Idrizin, çfarë u bisedua

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 12:23
Shpëtim Idrizi

Pas takimit me Shpëtim Idrizin, Ilir Meta në një konference shtypi urgjente ka bërë deklarata te forta, ku ka paralajmeruar se nuk do te dekretoje asnje qeveri qe guxon  të prekë votat.

Sipas tij, “LSI dhe PDIU jane në bashkëpunim të ngushtë për të garantuar votën e cdo shqiptari, por të gjithë atyre që do votojnë për partitë e tjera, nuk është aleancën e dy individëve kundër LSI apo PDIU po kundër shqiptarëve, zgjedhjeve normale”.

Image
Shpëtim Idrizi

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili dhe ish lideri i saj Ilir Meta, sot presidenti i zgjedhur i vendit, kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, i cili zgjati 30 minuta.

Takimi me tyre, u mbajt në selinë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Lëvizja e fundit vjen në kulmin e fushatës elektorale, në një kohë kur tonet janë ashpersuar së tepermi dhe kur Rama-Meta kanë kaluar tashmë në akuza shumë të forta ndaj njëri-tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat