"Bomba" e Sali Berishës: Edi Rama e ka pranuar Lulzim Bashën si Kryeministër

Shqipëria

"Bomba" e Sali Berishës: Edi Rama e ka pranuar Lulzim Bashën si Kryeministër

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 22:58
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për Kryeministër të Shqipërisë.

I ftuar në studion e “ABC News”, Berisha tha se Rama është duke përgatitur edhe socialistët për rrëzimin e tij.

Pyetje: Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër.

Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat