Luan Rama: Pse Lulzim Basha sulmon LSI-në

Shqipëria

Luan Rama: Pse Lulzim Basha sulmon LSI-në

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 21:30
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, thotë në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi ka hequr dorë nga të gjitha kauzat sulmon Lëvizjen Socialiste për Integrim. 

Ai pyetet edhe nëse ka kuptim vijimi i qeverisjes midis PS-së dhe LSI-së.

Pjesë nga deklaratat:

Luan Rama: Pa shkuar tek shpjegimi se pse Partia Demokratike është bërë aleate me Rilindjen në luftën kundër nesh. Ka pasur polemika, ka pasur debate shpesh herë edhe të ashpra brenda qeverisjes. Kjo nuk është herezi sepse edhe qeverisja është një proces i gjallë. Nuk e kemi thënë kartel e kemi thënë qeverisje e kanabisit.

Në thelb e njëjta gjë. Realiteti ka qenë skandaloz dhe ne këtë çështje e kemi ngritur mbi dy vjet më parë. Debati nuk i bën dëm qeverisjes, përkundrazi e ka ndihmuar qeverinë të modelojë qëndrimet e veta.

Për sa i përket sjelljes së PD-së jemi përballë një situate të re. Ai ka hequr dorë nga të gjitha çështjet thelbësore që i paraqiti si kauza të opozitës. Përderisa ka pranuar të tradhtojë kauzën e vet, duhet të gjejë një target tjetër. Janë në koalicion qeverisës. Tradhtia edhe ndaj aleatëve të vet çoi në përulje ndaj Rilindjes.

Nuk është koalicion vetëm për drejtoritë, por është një koalicion për të shuar opozitën si institucion në Shqipëri. Kryetari i Rilindjes deri në 2008 bënte fajtor zt.Nano, pastaj Berishën. Nuk më shqetëson fare qëndrimi që mban zt.Basha, siç është zgjedhje e tij.

Erl Murati: A do të vazhdojë koalicioni PS-PD edhe pas 25 qershorit?

Luan Rama: Këtë e përcakton qytetari në zgjedhjet e 25 qershorit. Jemi të tre palët në qeveri, pa opozitë përballë dhe ne jemi në rolin e oponencës përballë kërcënimit dhe mashtrimit.

Tare: A ka kuptim të vazhdoni të jeni pjesë e qeverisjes?

Luan Rama: Kur ka kuptim që të jenë në qeveri njerëz të pa votuar për të qeverisur, ne do t’i përmbahemi detyrimit për ata që na kanë votuar. Ne do t’i përmbahemi atyre 1 milion shuplakave ndaj Partisë Demokratike së djeshme apo 1 milion votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat