Deklarata e Tahirit për LSI-në, Pojana: Sai-keq i shkarkuar për drogë, e nxore kokën!

Shqipëria

Deklarata e Tahirit për LSI-në, Pojana: Sai-keq i shkarkuar për drogë, e nxore kokën!

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 20:32
Saimir Tahiri

Vetëm pak orë pasi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përmes një statusi në profilin tij në ‘Facebook’, hodhi akuza ndaj LSI-së, ka ardhur reagimi i kësaj force politike.

Ka qenë kandidati i LSI-së, për Tiranën, Klevi Pojana, i cili ka nisur reagimet ndaj Tahirit, duke e cilësuar si ministër të shkarkuar për drogë.

Me anë të një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Pojana, thotë se pa LSI-në, PS-ja nuk do ishte kurrë në pushtet.

Ndërsa, në lidhje me deklaratën e Tahirit ka reaguar edhe kandidati tjetër për deputet i LSI-së në Tiranë, Ralf Gjoni.

Gjoni ka qenë më i ashpër, duke e quajtur qenush Tahirin, si dhe duke e akuzuar atë se ka mbushur Shqipërinë me drogë.

Statusi i Pojanit

E nxorri koken dhe i shkarkuari per drogen!…

Sa-i-keqi apo ministri qe u shkarkua per drogen, perseri e nxorri koken!

Dhe na qenkerka zemeruar per disa te verteta te qeverisjes, sa qe e ka humbur toruan fare e nuk di as cfare shkruan dhe as cfare flet!

Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mire qe pa LSI-ne dhe Ilir Meten PS-ja nuk do te kishte asnje shans dhe asnje mundesi qe te behej parti qeverisese ne Shqiperi. Do te kishte mbetur ne opozite dhe ti kushedi se ku do te verviteshe dite e nate e jo vetem naten siç bredh tani me ata qe pasi e mbushet Shqiperine me droge si asnjehere tjeter me pare, po perpiqeni ta mbushni edhe me horra per te vjedhur zgjedhjet!

As LSI dhe as Ilir Meta asnjehere as e kane share e as e kane pergojuar Partine Socialiste te Shqiperise. Perkundrazi, kane vleresuar dhe çmojne rolin e PS dhe te socialisteve shqiptare per gjithe sa kane bere per vendin!

E sa per Rilindjen, eshte tjeter gje! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresen se do ta kuptonte qe Rilindja dhe droga nuk mund te rrine bashke, qe Rilindja dhe krimi nuk mund te jene bashkudhetare, qe Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetareve te pafajshem nuk mund te jene e njejta gje!

Mirepo, ja qe ndodh edhe te deshtojme si ne rastet e mesiperme!!!

Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prape se je i vetemjaftueshem qe njerezit te kuptojne se çfare eshte Rilindja me rilindas si ti dhe se perse rinia e Shqiperise do t’ju braktise edhe me 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar!

Statusi i Gjonit:

Caro Don Tahiri!

Shqiptarët duhet të fillojnë t'a mësojnë të vërtetën rreth teje dhe ajo çka klani yt i pisët përfaqëson në Shqipëri.

Ti je një përfaqësues i denjë i PS - Partisë Saimiriste, një klan i frikshëm kriminal që kërcënon të rinjtë tanë e të ardhmen e këtij vendi të bukur.

Me votat e LSI t'a bëmë babain tënd tekanjoz Kryeministër e pranuam një qenush si ty për Ministër të Brendshëm.

Ndoshta gabimi më i madh që kemi bërë përpara popullit shqiptar ka qenë pranimi i emrit tënd për ministër. Ky vendim i rëndon moralisht çdo anëtari të LSI mbi supet e ndërgjegjes. Sepse sot të gjithë e kanë të qartë se kush të përgatiti, kush të 'pagëzoi' përtej detit e kush i dha urdhër 'Kumbarit' tënd për emërimin tënd këtu në Shqipëri, si një baron besnik për punimin e territorit shqiptar.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se klani yt përmes emërimit tënd si ministër e mbushi Shqipërinë tonë me kanabis, me trafikantë, e kriminalizoi fermerin tonë e helmoi rininë e imazhin tonë duke na nxirë faqen përballë botës.

Me t'ju dhënë timonin, iu turrët Shqipërisë si çakenj të uritur bashkë me drejtorët e tu të policisë nëpër rrethe, dhe po ktë kërkon të bësh edhe për zgjedhje këtu në Tiranë. Por as nuk në ëndërr nuk e sheh dot se se si do e hash shuplakën popullore, ti bashkë me rrjetin tënd okult.

Duke e ditur disfatën që ju pret, e keni filluar fushatën me sharje, me përbaltje, me shantazh e presione në terren e duke e hedhur thesin e dështimeve drejt 'partnerit' të cilit i luteshit deri para ca javësh për koalicion. Dhe sa mirë që nuk e pranuam...

Trembeni prej LSI dhe keni të drejtë të trembeni, sepse s'po ju mbështet më njeri, sepse forca e LSI do të jetë si ajo e këmbës që fik bishtin e djegur të cigares.

Ke këllqe të flasësh për administratën? Përse nuk flet për fjalimet e shumta të Ramës dhe mburrjet e tij të panumërta për Reformën e Administratës së tij Publike gjithë këta muaj?

Pse nuk flet për Komisionin Evropian që e shpërbleu Shqipërinë me €13 milionë për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €)???

Akuzat e sotme të shefit tënd e të qenushëve të tij tregojnë ather se ai paska gënjyer për arritjet e 'shtetit' të tij në administratën publike.

Ndaj të ftoj nëse ke këllqe, të publikosh që sot listën e plotë të anëtarësisë së Partisë Saimiriste e pozicionin e tyre të punës.

I bëj thirrje njëkohësisht Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet e të konfirmojë për shqiptarët se sa punonjës të administratës publike janë me teserë partie, e sa përqind e administratës është mbushur nga klani yt i pisët, hashash-thithës, pengmarrës e mosmirënjohës, të cilit shuplaka më e madhe do t'i vijë nga vetë socialistët e vërtetë!

TBC...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat