A do të shkojë në ditëlindjen e PS-së? Befasuese përgjigja e nënkryetarit të LSI-së

Shqipëria

A do të shkojë në ditëlindjen e PS-së? Befasuese përgjigja e nënkryetarit të LSI-së

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 13:10
Luana Rama

Pas marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marrëdhëniet e PS-së dhe LSI-së janë acaruar. Ndërkohë me nisjen e fushatës elektorale janë shtuar edhe akuzat e shumta mes koalicionit, që për katër vite ka qeverisur bashkë.

Gjatë një konference për mediat, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luana Rama u shpreh se pavarësisht përplasjeve me Partinë Socialiste, ai do të jetë i pranishëm në ditëlindjen e PS-së.

Më pas ai shtoi se, “vetë personalisht nuk ka marrë asnjë ftesë dhe nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të drejtuesve të LSI”. Por njëkohësisht, Luan Rama ka zbuluar një festë surprizë për nder të ditëlindjes së radhës të PS.

“Unë si themelues i PS dhe si kontribuues për ta krijuar, ngritur dhe modernizuar këtë parti, flas për PS jo për Rilindjen do ta festoj ditën e themelimit me një grup deputetësh me anëtarë dhe themelues të saj në respekt të kontributit që ata kanë dhënë për PS”­, tha nënkryetari i LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat