Sulmet politike - LSI akuzon: Sistemi i korruptuar e kanabizuar se ishte Rama në krye

Shqipëria

Sulmet politike - LSI akuzon: Sistemi i korruptuar e kanabizuar se ishte Rama në krye

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:31
Luan Rama

Vijojnë sulmet mes dy partive, PS-LSI në koalicion por që në zgjedhjet e 25 qershorit synojnë të qeverisin të vetme.

Nga selia e LSI-së nënkryetari Luan Rama akuzoi kryeministrin Rama dhe politikat e tij si përgjegjëse për krijimin e sistemit që ai e quan të korruptuar dhe të kanabizuar.

“Sistemi i droguar dhe korruptuar sepse ishte Rama në krye të sistemit. Ne nuk kemi qenë në drejtimin e qeverisë, politikat qeverisëse janë politikat që sjell partia e forca më e madhe në qeverisjen e vendit. Prandaj kërkojmë të ndryshojë drejtimi” tha Luan Rama.

“Do i bëjmë nder të madh dhe do ta ndihmojmë që të mos jetë kryeministër” nënvizoi Luan Rama duke e akuzuar se ka mashtruar  dhe se LSI për asnjë reformë nuk është bërë pengesë, madje e fton Ramën të ballafaqohet.

Luan Rama: “Marrëveshja PS-LSI Nuk ka qenë marrëveshje për tepsi, timon, as për koncesione e as për kanabizimin e vendit por ka qenë parimore.   Ku e ka penguar LSI kryetarin e Rilindjes. Cfarë reforme ka ndërmarrë kreu i Rilindjes dhe LSI është bërë pengesë? Ku ka krijuar kosto LSI?  Nuk lejuam tentativën e tij për të kapur sistemin përmes nëj reforme të deformuar. Ku janë shushunjat? Në cilin sektor të hipoketave janë shushunjat? Hipotekat janë drejtuar nga PS dhe tani u kujtua Rama?!

Hajde të ulemi ballë për ballë për të nxjerrë kush ka përgjegjësinë. LSI nuk i ik përgjegjësisë. Asnjë individ i LSI-së nuk e ka penguar të krijojë një administratë të denjë për BE , të tjerat janë hipokrizi. Më 25 qershor duhet ndarë Shqipëria e kanabizuar, e trafikut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat