Fier - Shembet traseja gjatë punimeve në tubacione, vdes punonjësi i Ujësjellësit

Shqipëria

Fier - Shembet traseja gjatë punimeve në tubacione, vdes punonjësi i Ujësjellësit

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 10:02
Fier

Një punonjës i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Fier ka gjetur vdekjen gjatë punimeve në rrjet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë (10 qershor 2017) në fshatin Karaj.

Viktima P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe ka qenë duke punuar në tubacionin e Ujësjellësit, kur është shëmbur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar inxhinierin e ndërmarrjes Vasil Marko, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nuk ka marë masa për sigurimin teknik të punonjësve në lidhje me disa punime që po kryenin për riparimin e tubacioneve të dëmtuara të ujësjellësit” sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat