Basha: Zgjedhjet e qeta, ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës

Shqipëria

Basha: Zgjedhjet e qeta, ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 00:48
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, duke thënë se klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike evropiane.

Ai ka thënë se cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës.

“Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plote se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike”, është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat