Braktiset plazhi i Divjakës, banoret: Bregdeti është i ndotur

Shqipëria

Braktiset plazhi i Divjakës, banoret: Bregdeti është i ndotur

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 17:02
Plazhi i Divjakës

Plazhi i Divjakës po braktiset edhe nga ato pak pushues vendas që e frekuentojnë, shkak është ndotja e bregdetit dhe pasiguria për shkak të qarkullimit të mjeteve në brezin e rërës.

 I ndotur dhe pa asnjë investim, ky është realiteti që po mban larg pushuesit nga plazhi i Divjakës.

 “Unë jam vendalije kam ardhur për shkak të reumatizmës po pis është shumë.”

Të zhgënjyer nga gjendja e plazhit edhe ata pak pushues që ishin në këtë fundjave thonë se nuk do të kthehen me aty.

Qarkullimi i automjeteve në brezin e rërës, është një tjetër problem në plazhin e Divjakës.

Ndryshe nga sa ndodh me papastërtitë në plazh, pushteti vendor ka nisur punimet për të kufizuar lëvizjen e mjeteve në zonën e rërës.

 Muaji qershor shënon numrin më të ulët të pushuesve në plazhin e Divjakës. Gjatë ditëve të javës ai është tërësisht i braktisur, i vetmi atraksion turistik mbetet parku kombëtar me pyllin e pishave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat