Hapet sheshi Skënderbej, Veliaj pranon publikisht që realizoi projektin e Ramës

Shqipëria

Hapet sheshi Skënderbej, Veliaj pranon publikisht që realizoi projektin e Ramës

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 21:30
Sheshi “Skënderbej” është hapur sot për qytetarët

Sheshi “Skënderbej” është hapur sot për qytetarët duke u dhënë fund punimeve 13 mujore për restaurimin e tij, vetëm dy javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Në fjalën e mbajtur përprara pjesëmarrësve, kreu i bashkisë Erion Veliaj, ka pranuar publikisht se sheshi i inauguruar prej tij ishte në fakt një projekt i Edi Ramës, sikurse në të vërëtetë është folur shumë herë.

 Për këtë arsye, Veliaj nuk ka nguruar ta falënderojë Kryeministrin duket përdorur superlativa, teksa e ka cilësuar Shqipërinë me fat që ka një Kryeministër i cilli po bën për cdo qytet shqiptar atë që bëri me Tiranën në kohën që ishte kryebashkiak i saj. 

Veliaj e ka falënderuar Ramën që i ka qëndruar besnik projektit për sheshin dhe që me pasion e energji obsesive ndoqi idenë e tij, teksa ka shktuar se Rama ka qenë burim frymëzimi për të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat