Ministri Panariti "flakë për flakë" Bashës: Zëdhënës i Rilindjes!

Shqipëria

Ministri Panariti "flakë për flakë" Bashës: Zëdhënës i Rilindjes!

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 13:53
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kreut të PD-së, Basha, që ironizoi me emrin e tij gjatë takimit elektoral në Dibër dhe numëroi dështimet në bujqësi.

“E dëgjova sot zëdhënësin e Rilindjes, teksa fliste për bujqësinë dhe akuzonte mua si ministër bujqësie për çështje fondesh, për mungesë subvencionesh etj. Por, ai nuk e di, se si e gjetëm bujqësinë kur e morëm pushtetin në 2013, me një mbështetje qesharake, si asistence sociale. E gjetëm në raportet e import-eksporteve 1 me 7, e gjetëm në një gjendje mjerane. Ndërkohë që shumëfishuam sipërfaqet e serave, trefishuam prodhimin e brendshëm, shtuam subvencionet e grandet, e sot bujqësia është rritur ndjeshëm. Po ashtu, 3-fishuam eksportet e produkteve bujqësore etj”, theksoi Panariti.

Me tej, në lidhje me mungesën e fondeve në bujqësi, Ministri Panariti ripërseriti shqetësimin e tij.

“Ne kemi kërkuar rritje fondesh, kemi kërkuar shtim të tyre por nuk na është dhënë. Por, kur ne të marrim pushtetin, do të 5-fishojme fondet për bujqësinë dhe do ta lehtësojmë atë nga taksat, duke ia bëre zero. Kjo është edhe një nga pikat e forta te programit të LSI”, tha Ministri i Bujqësisë.

Ndërkohë iu përgjigj edhe një tjetër akuze të bërë nga Basha, nga Dibra. “E dëgjova teksa përgojonte sot emrin tim. Por, ne këtë rast, Basha nuk e ka me mua, por me panaritasit, banorët e një treve me histori të shquar në historinë e Shqipërisë, një zonë me tradita dhe patriotike. Jam i sigurt se, panaritasit do t’ia kthejnë këtë dhe do të dinë si të përgjigjen në 25 qershor”, theksoi Ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat