“Ta di që vdes dhe ty nuk të votoj”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Shqipëria

“Ta di që vdes dhe ty nuk të votoj”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 07:06
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundmi një video ku paraqitet një vajzë e re e cila u bën thirrje të gjithë votueseve për herë të parë që të votojnë Partinë Socialiste.

Por lidhur me këtë postim të Ramës, të shumtë janë qytetarë që i komentojnë.

Një nga ndjekësit ka dëgjuar videon ku vajza dëgjohet të thotë që se “Hera e parë duhet të jetë e e paharrueshme. Speciale! Duhet të jetë me personin e duhur…”, dhe i shkruan per kete fraze.

Qytetari: Lali Endri ti cfare kupton kurr thote zonjusha hera e pare duhet te jete me personin? Se ky kryetari juaj ma fshiu komentin mua  ???? ???? ????

Rama: Claydee une nuk fshij komente se nuk e kam ate detyre, kjo faqe ka nje Roje te Etikes dhe kush shkruan mbrapshtira ketu, ne fillim i fshihet komenti pastaj percillet jashte! Kjo eshte faqe per miqte qe mund te kritikojne e te bejne humor sa e duan, edhe duke qene jovotues te mite, po ama kur kalohet limiti i lejuar e humbet e drejten e kesaj shoqerie ketu????

Ndërsa nga ana tjetër nje ndjekës i shkruan se të mos ketë shumë besim se do të fotojë me 25 Qershor, pasi varet nga vota e popullit.

Qytetari: Edo ms ke shum besim se nga ne varesh o trim

Rama: Justi, shkruaje shqipen mire he te keqen se je edhe burre me mjekerr e mustaqe

Qytetari: Ta di te vdes dhe ty nuk te votoj

Rama:  Aman joooo, te rrosh 100 vjet se ketu jemi prape

“Tipa si këto nuk na duhen në PD. Merre thyeni qafën të dy”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetarit

Kryeministri Edi Rama, poston vazhdimisht në rrjetin e tij social “Facebook”. Së fundmi kryeministri është vënë re të publikojë materiale video, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për shumë vite dëgjohet të thonë që kanë votuar për PD, por tashmë kanë pranuar se nuk do ta votojmë më këtë forcë politike.

Edhe sot Rama me anë të një postimi shkruan se: “Ja sa thjeshtë një demokrat denbabaden lezhian tregon pse do votojë Nr. ? ???????? në 25 qershor ????”, duke i bashkëngjitur dhe një material video.
Lidhur mr këtë postim qytetarët kanë vijuar me një lum komentesh. Një ndër to i shkruan se persona si ky nuk i duhen PD dhe të thyejë qafën bashkë me të.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Ramës, i cili i shkruan që të bëjë kujdes me ato çfarë shkruan.

Qytetari: Te siguroj qe pas 4 vitesh te njejten gje do thoje edhe per ty Edo,tipat si kto nuk na duhen ne PD.mere ta kemi fal theni qafen te dy.

Rama: Gezim, qafen kujdes ti se filmoke veten duke i dhene Benzit, dhe ketu shkruaj me edukate se cadra asht myllun e nuk ka shume si puna jote qe votojne PD qorrazi??

Peleshi: Djali më i mirë i Shqipërisë është Rama. Kyeministri: Jam problematik, Mustafaj më thoshte…

Mes batutash shoqërohet takimi i kryeministrit Rama me mësues në pension të Korçës, shoqëruar nga ish zevendeskryeministri Niko Peleshi.

Teksa fliste mesueset e dala ne pension per reformat, ato nuk kane lene pa levduar Peleshin, por ai eshte treguar modest: “Djali më i mirë i Shqipërisë është Edi Rama, ne të tjerët jemi mbështetës”.

Pas tij ka reaguar Rama: Nuk është e vërtetë, unë jam djalë problematik. Besnik Mustafai thoshte atehere se Rama është njeri anormal, si mund t’i jepni votën për qytetin. I thosha ky është kompliment, ndaj duhet të më jepni votën.

Postimi i Ramës

Korçë, me mësuesit pensionistë për sa shumë kemi bërë në këto 44 muaj për arsimin, pagat e pensionet dhe sa shumë më shumë do të bëjmë në 4 vitet që vijnë
Në këtë pjesë të parë, me reformën në arsimin parauniversitar bëmë të mundur që Shqipëria të përmirësojë pozicionin e saj me plot 21 vende në renditjen ndërkombëtare PISA 2015. Shpëtuam nxënësit nga 600 tekste me gabime të rënda dhe nga 4000 mësues pa arsimin përkatës; Sot, rekrutimi i mësuesve bëhet mbi bazë merite dhe fëmijët tanë mësojnë me tekstet prestigjoze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, njësoj si çdo nxënës në BE. Rritëm pagat e mësuesve deri në 36% ndërsa pensionet deri në 40%
Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat