Zbardhen takimet 'sekrete' të Metës dhe Bashës kur PD ishte në çadër

Shqipëria

Zbardhen takimet 'sekrete' të Metës dhe Bashës kur PD ishte në çadër

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 22:14
Basha dhe Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zbardhur një bisedë të bërë pak kohë më parë gjatë takimeve informale me kreun e opozitës Lulzim Basha gjatë kohës që ai së bashku me militantët e djathtë kanë qenë në çadër.

Mesa duket kanë qenë pikërisht deklaratat e Metës çka e ka bindur Bashën për të ulur në tryezë me Ramën dhe më pas për të vendosur një marrëveshje.

"Unë i kam thënë zotit Basha këto gjëra që ia kam thënë edhe z. Rama dhe ambasadorëve të huajë dhe MCallister e tjerëve që kanë ardhur. I kam thënë këto gjëra:

Për çështjen e dogës dhe dekriminalizimin keni të drejtë dhe ne kemi mbështetur këtë çështja edhe para se PD të fliste për drogën. Ne ju  mbështesim sepse këto janë problem i madh për vendin.

Për punën e Ramës mos prit të dalë LSI në çadër sepse kjo nuk zgjidh ndonjë gjë. Po doli LSI në çadër nuk ka vend për ty sepse nuk del me 500 veta.  Nuk ishte ky qëllimi. Mos prit nga unë që të votojë kundër Ramës në parlament sepse unë kam marrëveshje dhe ai ka përgjegjësinë e tij për drogën. Ti  ke të drejtë të kërkosh garanci. Harroji votimin dhe numërimin elektronik sepse kërto duan më shumë se një vit të bëhen. E mbështesë shtyrjen e zgjedhjeve brenda korrikut sepse në gush nuk bëhen. Vetëm unë dhe Doris Pack po të mbështesim. 

Mund të pyesni dhe zotin Tritan Shehu me të cilin ka m patur komunikim të vazhdueshëm. Unë u kam bërë dijeni që do ti bëja thirrje PPE-së të vinin negociatorë sepse unë nuk mund të bëja dot më shumë. Ne kërkonim dialog dhe nuk ndodhte. Basha dhe Rama nuk takoheshin.", ka thene Meta ne 'Opinion".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat