Rama flet për herë të parë për talentin e Lulzim Bashës!

Shqipëria

Rama flet për herë të parë për talentin e Lulzim Bashës!

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 17:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Ksamil këtë të enjte me kultivuesit e midhjeve dhe për herë të parë ka treguar se kush është talenti i vetëm i Lulzim Bashës, sipas tij.

Për të treguar për “talentin” në fjalë, Rama I është rikthyer kohës kur në luftën për bashkinë e Tiranës, kryeministri ishte përballë Lulzim Bashës.

Nuk e di se thotë Luli mos trego barcaleta. Dhe rri dhe merret me pantallonat e mia. Një herë u thotë çitjane një herë u thotë poture, një herë u thotë tirqe. Nuk e di lloj -lloj. Çfarë barcalete? Këto janë të gjitha të vërteta. Çfarë barcalete?

Thotë të tërë fëmijët do të hanë falas në shkollë. Me kujtohet kur thoshte votoni per mua dhe cmimin e bukës do ta marrë bashkia. 

Dhe dilte me bukë në fushatë dhe thoshte është shumë e shtrenjtë, këta janë krimet e Edi Ramës.  Ai ka një talent të madh që gënjeshtrën e beson vetë... 

Del tani dhe na thotë, jam kryeministri i ekonomisë se e kam bërë programin me njerëzit e kancelares Merkel… po me njerëzit, me një fjalë, me njërëzit që banojnë përballë Merkelit…. ” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat