Aleati i Bashës: Koalicioni PD-PS i paarsyeshëm

Shqipëria

Aleati i Bashës: Koalicioni PD-PS i paarsyeshëm

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 10:59
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komenton aktualitetin politik si edhe koalicionin e shumëpërfolur paszgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Duka ka qene i prerë në përgjigjen e tij sa i përket pyetjes nëse e mbështet ose jo koalicionin Basha-Rama. Ai deklaroi se nuk e sheh të arsyeshëm një koalicion ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Nuk i hyj fare këtij problemi. Nuk e shoh të arsyeshme koalicionin PD-PS, por mbetet për t’u parë në të ardhmen”, është shprehur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Duka nuk ka lenë pa përmendur edhe koalicionin që partia e tij do të bëjë pas 25 qershorit, duke shuar kështu dyshimet për një koalicion të tij më Edi Ramën. Ai theksoi se PAA do të vazhdojë koalicionin e saj me Partinë Demokratike.

“Padyshim me PD. Ne kemi dalë me siglën e Partisë Demokratike dhe do vazhdojmë koalicionin me PD, me shpresë se do fitojmë. Edhe atë herë kemi mundësi të shpalosim çfarë duam, që janë në programin e PAA, por edhe që janë përshtat dhe të programi e Partisë Demokratike”, deklaroi Duka. 

Ai i pyetur se si e shikonte vendimin e Lulëzim Bashës për të lënë jashtë liste figurat e vjetra të Partisë Demokratike si Jozefina Topallin, Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin, theksoi që ky është tagër i vetë kreut të PD Basha, i cili ka të drejtë të vendosë në lista të gjithë ata që mendon. Ai ndër të tjera u shpreh se sa herë që dalin listat ka diskutime, por Basha ka menduar të dali i rinovuar me fytyra të reja. 

“Sa herë që dalin listat ka diskutime, se kodi zgjedhor është i tillë që e vendosin kryetarët. Ne jemi produkt i koalicion ndërmjet Partisë Agrare Ambientaliste me Partinë Demokratike. Skemi pasur gjë në dorë për këtë pjesë. Negociuam vetëm për njerëzit tanë, jo për të larguarit e Bashës. Ai ka menduar të dalim me rinovim me fytyra të reja në këtë kandidim të radhës”, është shprehur kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka për "Sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat