Krimet e Rënda reagojnë pas 6 ditësh për vrasjen e shqiptarit në Ekuador

Shqipëria

Krimet e Rënda reagojnë pas 6 ditësh për vrasjen e shqiptarit në Ekuador

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 09:56
Krimet e Rënda

Prej më shumë se pesë ditësh mediat e vendit latin raportojnë për një ekzekutim mafioz të ndodhur në mes të qytetit dhe në sytë e dhjetëra kalimtarëve. Një person është afruar tek një tjetër, persona të panjohur për banorët e atij vendi, ka qëlluar tri herë mbi të pas koke dhe më pas është larguar me anë të një motori të vogël. Policia vendase ka bërë me dije se është vënë nën shënjestër personi që e ka qëlluar viktimën ndërsa bëhet me dije se ka dyshime serioze që viktima të ketë qenë person i infiltruar në një grup të madh të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Policia dhe as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje deri ditën e djeshme për të kërkuar informacion mbi viktimën që mendohet që është shqiptar, ndërsa asnjë organ kompetent nuk di të thotë se kush është shtetasi Ilir Hidri, banues në Vorë i datëlindjes 08/08/1977! Madje dy ditë më parë, Policia ende nuk kishte asnjë dijeni mbi këtë ekzekutim, ndërsa policia e Ekuadorit ku ka ndodhur ngjarja bënte me dije se edhe vrasësi është shqiptar, jo më viktima!

Prokuroria

Ekzekutimi i gjashtë ditëve më parë i një personi në Guajakuil të Ekuadorit, që dyshohet se ka shtetësi shqiptare ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prokurorët i kanë kërkuar informacion Policisë së Shtetit në lidhje me këtë ngjarje, përderisa mediat e vendit latin raportojnë se krimi nuk ka ndodhur për motive banale, por për pazare droge. Por gjithashtu policisë i është kërkuar të dorëzojë të dhënat për këtë shtetas, i cili nga dokumentet e gjetura quhet Ilir Hidri, por që dyshohet të jetë një identitet i rremë. Sipas të dhënave bëhet me dije se prokurorët kanë kërkuar të mësojnë nëse viktima është i skeduar në fushën e krimit. Por ajo që është më e rëndësishme ka lidhje me enigmën që shtrojnë mediat në Ekuador, se viktima ka qenë një agjent i infiltruar.

Pikërisht në këtë pikë prokurorët presin një përgjigje nëse kanë përfshirë apo jo autoritetet shqiptare në hetime ndërkombëtare ndonjë agjent. Ekzekutimi i shqiptarit u raportua nga gazeta “El Universo”, sipas të cilës një 40-vjeçar me identitet Ilir Hidri nga Vlora u ekzekutua pas shpine pranë bashkisë së lokalitetit Grau Riz. Viktima u godit sapo zbriti nga makina, shkruan “El Universo”, nga një person i cili pas krimit u largua me një motor. Viktimës iu gjetën me vete telefona, një shumë parash dhe një dokument që e identifikonte me emrin e sipërpërmendur, por nga verifikimet paraprake policia e Vlorës mohon të ketë në sistem një person me të dhëna të atilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat