Vasili sfidon Ramën dhe Bashën: Ejani të përballemi në debat

Shqipëria

Vasili sfidon Ramën dhe Bashën: Ejani të përballemi në debat

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 20:31
Tubimi i LSI-së

Pasditen e sotme, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës. Nga aty, kryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se, “forca politike që ai drejton synon të dalë e para në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin”.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një drejtim të ri, që do t’u garantojë qytetarëve mirëqenie dhe punësim.

Gjithashtu Vasili ai u ka përcjellë një mesazh krerëve të dy partive më të mëdha të vendit, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike që të mos luftojnë për “timonin e qeverisjes”, pasi atë sipas Vasilit do ta marrë LSI.

“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë. Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat