Basha: Do të mbyllet kapitulli i Republikës së Vjetër

Shqipëria

Basha: Do të mbyllet kapitulli i Republikës së Vjetër

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 20:30
Lulzim Basha në njësinë numër 5 në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duke folur përpara qytetarëve në njësinë numër 5 në Tiranë u shpreh se më datë 18 shkurt do të mbyllet kapitulli i Republikës së Vjetër.

“Më datë 18 shkurt do të mbyllet kapitulli i Republikës së Vjetër. Rama bën cirk përpara qytetarëve, bën fasada dhe teatër kukullash në kurriz të qytetarëve të thjeshtë. T’i hapim rrugë një skuadre profesioniste që do të bëjë të mundur ringritjen e ekonomisë, punësimin e shqiptarëve dhe zhdukjen e krimit e të korrupsionit. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që punon për vendin dhe jo për një kryetar qeverie që merret me lapsa e ngjyra. Lulzim Basha do të bëjë ekonominë shqiptare konkurruese me çdo ekonomi të rajonit dhe jo vetëm. Gjithashtu, edhe pensionet do të rriten në 25 mijë lekë. Koncesionet do të anulohen që të gjitha, pasi janë pjesë e republikës së vjetër”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat