Rama në Has: PD është gjobitur për mungesën e femrave në listat e kandidatëve

Shqipëria

Rama në Has: PD është gjobitur për mungesën e femrave në listat e kandidatëve

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 18:12
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim elektoral me banorët e Hasit.

Rama theksoi se, Partia Demokratike nuk ka vendosur asnjë grua apo vajzë në listat e Qarkut të Kukësit. “Në skuadrën e Partisë Demokratike për të ndërtuar një Republikë të re, nuk ka vend për asnjë grua, asnjë vajzë nga Hasi nga Kukësi, Tropoja. Në 5 qarqe të Republikës së re nuk kanë përfaqësim për gratë”, tha Rama.

Kryeministri tha se gratë dhe vajzat duhet të respektohen njësoj si burrat dhe si djemtë. “PD ka shkelur ligjin me këtë. Kjo është shumë e rëndësishme që çdo grua të harrojë se çfarë partish ka për zemër dhe të bashkohet për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë PD dhe të gjitha atyre partive që tentojnë të përjashtojnë gratë dhe vajzat”, tha Rama.

Edi Rama iu drejtua më tej banorëve të Hasit se duke votuar Partinë Demokratike e çojnë votën dëm.

“Si mund të merrni në punë Lulin, çfarë pune do të ju bëjë Luli ju? Ju a them unë, Luli fle gjumë me sy hapur dhe me sy mbyllur njësoj. Në 4 vite në bashkinë e Tiranës nuk ka bërë asnjë punë. Luli i mirë në televizor, sa fiket kamera e zë gjumi. Duke votuar gjashtën e çoni votën kot, vetëm do të çoni disa deputetë në opozitës. Fjalët e mia do dalin, mos e çoni votën kot. PD më ka një borxh mua, pasi e nxora Lulin nga çadra”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat