Ultimatumi ndaj ministrit: Dy ditë kohë në të kundërt bllokojmë rrugën

Shqipëria

Ultimatumi ndaj ministrit: Dy ditë kohë në të kundërt bllokojmë rrugën

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 15:57
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturën

Shoqata e Transportit Ndërqytetës ka protestuar sot përpara Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturën.

Ndërkohë protestuesit kanë kërcënuar edhe me bllokimin e rrugës para ministrisë si dhe me djegien e automjeteve të tyre.

Përfaqësues të shoqatës kanë deklaruar se linja të autobusave të cilat janë hequr si të padobishme janë duke u rikthyer serish dhe më problematike kanë cilësuar linjën Tiranë –Elbasan.

Shoqata i ka lënë dy ditë kohë ministrit Sokol Dervishaj për të dialoguar për linjat urbane në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat