Rama flet për Bashën: E njoh nga afër, nuk është çun i keq

Shqipëria

Rama flet për Bashën: E njoh nga afër, nuk është çun i keq

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 12:34
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozites Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama duke folur para tropojanëve, në takimin e e prezantimit të kandidatëve të PS-së, për zgjedhjet e 25 qershorit ka folur edhe për kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Rama tha se pas shumë përpjekjesh arriti ta shpëtonte atë dhe PD-në, duke e nxjerrë nga çadra.

 “Të votosh sot PD, është vetëm tifozllëk, është të votosh për një skuadër si me qenë skuadër futbolli.

Me votë do përcaktoni jetën tuaj, jo ndeshjen në 90 minuta.  Kush do që të vazhdojmë të bëjmë për Tropojën shumë më tepër, duhet të votojë PS-në, dhe demokratët le të rrinë demokratë por më 25 qershor mos shkoni në votime si tifozë, por se kush do na i bëjë punët.

Do thoni ju po si t’ja bëj që zemrën kam Saliun, po ti mbaje në zemër, mbaje dhe foton e tij në shtëpi, por vota nuk është punë zemre, vota është për familjen, për qytetin, për shtetin tënd. Saliu ça nuk ju ka thon për mua, po po u matën unë me Saliun për punë në Tropojë, jemi si Reali me Kukësin. Edhe Kukësi nuk është i keq, por prapë nuk është Reali. Kush jua shpëtoi Lulin juve, Saliu apo unë, unë jua nxora, kush ju nxorri nga çadra mor?,” tha Rama në Tropojë.

Rama, tha gjithashtu, se Basha nuk është ‘çun’ i keq, por sipas tij, është mjeshtër për ndryshuar qëndrimet kur është para kamerave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat