Batutat e Bashës e Fevziut në Opinion: Rrofsh o Sandër se e ftohe…

Shqipëria

Batutat e Bashës e Fevziut në Opinion: Rrofsh o Sandër se e ftohe…

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 10:43
Basha dhe Fevziu

Intervista e Bashës mbrëmjen e djeshme në Opinion nuk ka kaluar pa tension, por duket se lideri i opozitës ka zgjedhur ti përgjigjet me batuta në shumë raste drejtuesit të emisionit i cili që në krye të herës i tha se takimi mes tij dhe Ramës u duk si “takim mafiozësh…”

Gjatë kësaj interviste Lulzim Basha tha se mban përgjegjësi totale për listën e deputetëve dhe pranoi se është hartuar prej tij dhe nuk është konsultuar me forumet. Ndërsa la pa përgjigje pyetjen nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me PS apo LSI edhe pse Fevziu insistoi disa herë, Basha tha të njëjtën përgjigje. “Opozita do të fitojë vetë rreth 75 apo 77 mandate”.

E duke u kthyer tek batutat, veçojmë disa prej tyre.

Momentin kur Fevziu e pyet Bashën nëse është konsultuar me Berishën për takimin dhe marrëveshjen me Ramën, lideri i opozitës i revoltuar i kthehet: Jo po të pyeta ty!! Pse duhet ta pyesja Berishën. Unë jam i mandatar në emër të opozitës për të marrë vendimet.

Një moment tjetër interesat ishte ai kur Basha kërkon të freskohet më shumë studio dhe Fevziu i thotë i keni djersët nga sikleti se këtu freskët është. Produksioni merr masa për të rregulluar temperaturën në studio dhe Basha përmend emrin e drejtorit të TV Klan Aleksandër Frangaj.

Basha: Rrofsh o Sandër se tani e ftohe.

Fevziu: Po po Sandri ua ftoh juve.

Basha me ironi: Mesa duket priste lekët e reklamave…

Ndërhyn Fevziu duke thënë se ishte e paprecedent ajo që ndodhi me ligjin e reklamave të partive politike, por Basha mbrohet duke thënë se “ky është një model Europian”.
Dhe nuk mbaron këtu, vazhdojnë batutat ironike mes drejtuesit të emisionit dhe liderit të opozitës.

Fevziu: Model Europian? Uleni dy veta, mbylleni në zyrë e merrni vendime si të ju teket.

Basha: Ne s’jemi dy veta ne jemi dy institucione, opozita dhe mazhoranca…Dy veta ishin ata që zgjidhën Presidentin duke ngrënë peshk e pirë verë. (nënkupto:Rama+Meta)

Fevziu: Ata dy veta…e zgjodhën presidentin me peshk por u ngeli hala në fyt tek koalicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat