Basha në Elbasan: S’do jem kryeministër i “Facebook”-ut, Rama e ka mendjen te timoni

Shqipëria

Basha në Elbasan: S’do jem kryeministër i “Facebook”-ut, Rama e ka mendjen te timoni

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 21:27

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Elbasani se kryeministri Edi Rama e ka mendjen te timoni dhe pushteti dhe jo te hallet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se Ramës i ka mbetur timoni në dorë se makina është pa motor dhe copë-copë.

“Rama e ka mendjen tek timoni. Po çfarë timoni se këtij i ka mbetur timoni në dorë se makina është copë-copë. Po e rregullon ai se i fut një bojë dhe i bën foto, pavarësisht se makina nuk ka motor. Programi i tij është kolltuku dhe timoni dhe se ka fare në hesap popullin. Ai tjetri i binte daulles, prite kur të kërcejë dhe ky tani. Ai në debat nuk vjen e ka frikë se do e pyes. Edi Rama ku i ke 300 mijë vendet e punës?- tha Basha.

Kreu i selisë blu u shpreh se ai nuk do të jetë kryeministri i “Facebook”-ut, por i halleve të qytetarëve.

“Unë nuk e kam mendjen tek timoni pasi zoti më ka bekuar me punë dhe me arritjet e mija. Unë e pranoj këtë betejë, madje edhe sulmet për ju. Unë nuk do jem kryeministri i pallavrave dhe ‘Facebook’, por do jem kryeministri i halleve tuaja. Ekonomia do jetë prioriteti im numër një”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat