Ministria teknike e Financave: Tatimorët presion bizneseve, ja ku t’i denonconi

Shqipëria

Ministria teknike e Financave: Tatimorët presion bizneseve, ja ku t’i denonconi

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 16:51
Helga Vukaj

Ministria e Financave, që tashmë drejtohet nga ministrja teknike Helga Vukaj, thotë se  inspektorët tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese për shkak të bindjeve politike.

Përmes një deklarate për mediat Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë këtij institucioni.

Deklarata e plotë e Financave:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme. Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobëvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat