Sulmet terroriste në Londër, Meta i shkruan homologut britanik: Jemi përkrah jush

Shqipëria

Sulmet terroriste në Londër, Meta i shkruan homologut britanik: Jemi përkrah jush

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 09:23
Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shpreh ngushëllime për sulmin terrorist në Londër.

Meta i dërgon një letër kryetarit të parlamentit britanik John Bercow.

“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani.

Shqiptarët janë përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Së bashku me qytetaret e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat