Basha: Do jem kryeministri i ekonomisë

Shqipëria

Basha: Do jem kryeministri i ekonomisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 19:30
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale në Kavajë, ka thënë sot se duke prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie në Kavajë, Isa Sakjan, Basha tha se kavajasit do të votojnë numrin 3 për Kryetarë Bashkie, ndërsa po ashtu do të japin votën e tyre vendimtare për rrëzimin e Republikës së vjetër dhe t’i japin besimin e tyre Republikës së Re.

Sipas Bashës, shqiptarët janë në këmbë dhe të bashkuar.

“25-vite më parë, kur u ngritëm për ëndrrën e madhe të demokracisë e lirisë, të rinjtë e asokohe kishin të tjera pritshmëri, ëndrra nga demokracia. Por kjo demokraci u rrëzua nga Edi Rama me emërimet kriminale në parlament e bashki”, tha Basha.

Duke folur për programin politik të Republikës së re, Basha ka bërë të ditur edhe vendimet e para që do të marrë ai në momentin që do të bëhet kryeministër.

“Ulja e taksave. Ulja e TVSH dhe kthimi i miliona eurove në xhepat e shqiptarëve të marra nga xhepat e oligarkëve, janë vendimet e para që do marrë si kryeministër”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat