“LSI do falimentojë”, Vasili -Bashës: Nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë

Shqipëria

“LSI do falimentojë”, Vasili -Bashës: Nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 13:13
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Pas deklaratës se kreut të opozitës Lulzim Basha se, “LSI do të falimentojë pas 25 qershorit” ka ardhur dhe reagimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan: 

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e SHPK-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqenëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në TV, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat