Basha e la jshtë listës, flet sekretari organizativ i PD: Keqardhje? Kjo e tashmja…

Shqipëria

Basha e la jshtë listës, flet sekretari organizativ i PD: Keqardhje? Kjo e tashmja…

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 09:24
Sekretari organizativ në Partinë Demokratike Enno Bozdo

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike Enno Bozdo flet për herë të parë pës mospërfshirjen e tij në listat e kandidatëve të PD. Ai thotë se nuk ndjen asnjë keqardhje për këtë pjesë dhe shpreson që demokratët të marrin më shumë se 71 mandate.

Në një intervistë, Bozdo ka komentuar edhe zërat kritikë të Lulzim Bashës brenda PD-së.

I pyetur se “Përse mungon në listën e kandidatëve sekretari organizativ i partisë, ? Cili është shpjegimi që ju ka dhënë kryetari Basha dhe a ndjeni keqardhje për moskandidimin tuaj?”, ai përgjigjet: “Sekretari organizativ i shërben Partisë Demokratike në çdo pozicion të mundshëm. Keqardhje? Kjo e tashmja nuk është koha për keqardhje, por për mobilizim nga gjithsecili prej nesh”.

Pyetur rreth kritikave ndaj Bashës, Bozdo e cilesoi kerkesen per shkarkimin e kryetarit te pandershme.

“Nuk është e ndershme që të kërkon shkarkimin e kryetarit të një partie politike kur fushata sapo ka nisur. Unë arrij të kuptoj gjithçka, edhe emocionet njerëzore, por fushata është betejë dhe në betejë disiplina është e shenjtë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë betejë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat