Duka: Basha arriti ta zhveshë nudo Ramën

Shqipëria

Duka: Basha arriti ta zhveshë nudo Ramën

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:09
Agron Duka

Partia Agrare Ambietaliste, eshte ndalur ne Hamallaj te Durresit per takimin e rradhes elektoral.

Kandidati i pestë ne listat e Bashes ne qarkun e Durresit, Agron Duka, ka folur edhe per marreveshjen Rama-Basha.

“Basha arriti ta zhveshi nudo ashtu si ka dalë një herë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëmm, Rama nuk po bën një mbledhje qeverie. Prandaj një fitore është arritur, nëse bashkohemi bashkë ne arrijmë në fitore”, tha Duka.

“Unë kam qenë një nga iniciatorët që të bëhet marrëveshja, u diktua nga Rama jo nga dëshira e Bashës, u vendos që të bëhen zgjedhjet brenda qershorit dhe juridikisht s’lejohet të bëhen koalicioe. Rama këtë e bëri se do të përzgjedhë aleatët e vet mesa duket LSI ato duan ti vënë një kryq, por nga ana tjetër ne partitë e vogla u ndodhëm përballë nje realiteti të vështirë.

S’mund të arrihej një rezultat sic nisi në fillim pavarësisht se ne ngulëm këmbë se duam një qeveri pa Ramën kryeministër, duhet lëshuar nga të dyja palët se rrezikonim të hynim në zgjedhje. Për herë të parë një lider i opozitës arriti atë që arriti, u faktua dhe një fare miqësie e jona me PD.

Jemi pjese e PD sepse kemi nje kauze të perbashket. Pretendojme 7 mandate. Jane të gjitha mundesite qe të fitojme. Të bashkuar arrijme fitore.

Të rinjve i dhemb shpirti pse nuk ecim si bota. Bizhga Agasi i ka larguar nga politika jo e PS por e Rilindjes. Une ju garantoj gjatë gjithe kohes jam i perkushtuar per tu zgjidhur hallet e problemet. Populli shumë i lodhur, mbifarurime, shendetesi falas, premtime, nga Rama genjeshtra. Une jam dem babadem si ju bujk. Shtrengojme fort njeri tjetrin na jepni voten dhe na coni ne parlament dhe do ju sherbejme me burrerri e besnikeri”, tha Duka ne fjalen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat