Lista e kandidatëve të Bashës, Fevziu akuzon Ramën se ka qenë bashkëautor

Shqipëria

Lista e kandidatëve të Bashës, Fevziu akuzon Ramën se ka qenë bashkëautor

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 22:58
Edi Rama

I ftuar në studion e  Opinion kryeministri Edi Rama ka  folur mbi zhvillimete  fundit politike dhe  kryesisht  mbi marrëveshjene  arritur me kreun e  opozitës.

Blendi Fevziu gjatë intervistës  e  ka akuzuar Ramën se  në listën e kandidatëve të PD  e cila  krijoi  shumë debate  ka qenë edhe ai autor.

Fevziu-Nga një ndërmjetës amerikan nuk u arrit asnjë gjë, befas u futët ju të dymbasi ishit futur në zyrën e presidentit të Republikës që nuk është bërë publike, që  keni qenë vetëm për vetëm.befas pas katër orësh bashkë, në ditën ndërkombëtarëve të gay-ve (e përdora kështu si gjysëm batutë). Ashtu ishte , mbylleni dy burra në dhomë në mungesë të kamerave, të transparencës së plotë. A mund të na thonicili ishte çelsi i këtij suksesi?

Rama-Të gjithë njerëzit janë të respektuar janë të barabartë, nuk mund ti fyesh

Fevziu-Nuk po i fyej, mund të thuash çdo gjë sipas mënyrës tënde

Rama-Nuk dua të merrem me debate e  batuta sepse  në dijeninë time nuk je në listën e PD-së dhe nuk je këtu për  të bërë fushatë

Fevziu-Edhe në listën që  keni bërë ju në listën me PD  nuk isha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat