Rama ndërron mendje pas takimit me Bashën: Se tani e njoh, Luli s’është çun i keq, por të takoheshim më parë…

Shqipëria

Rama ndërron mendje pas takimit me Bashën: Se tani e njoh, Luli s’është çun i keq, por të takoheshim më parë…

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 12:12
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama eshte ndalur sot ne Puke, ne takimin elektoral me mbeshtetesit e PS, ku i ka dhene pergjigje edhe deklaratave te kreut te opozites Lulzim Basha, i cili thote se Rama ka varferuar qytetaret duke u marre me palma dhe shetitore.

“Del Luli e thotë palma, bar, lulishte, ndricim, pllaka, ç’i duhen këto popullit, do bukë, po si mund të vijë buka pa këto? Vetëm deleve nuk i duhen, nuk duan shëtitore delet, parqe e lulishte, delet duan bar dhe stallë, me hongër dhe me flejt, po ka ndryshim mes komunitetit dhe tufës së deleve, janë një tufë njerëzish të mbaruar që s’duan t’ja dinë se këtu lindin njerëz që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut”.

“Do më kishin cuar në Amerikë të bëja magji për ngrohjen globale..por ne nuk jemi ketu per magji, jemi per te bere shtet, dhe kur flet Luli se tani dhe e njof, nuk është cun i keq, dhe kur thotë unë do bëhem kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës. Ai zgjohet vetem kur ka kamera perpara, kur fiken kamerat duhet me e tund se ndryshe e ze gjumi. Na ngaterroi Saliu se te ishim takuar me para me Lulin nuk do kishte qene problem”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat