11 kandidatët për deputetë të PD-së që kanë patur probleme me drejtësinë

Shqipëria

11 kandidatët për deputetë të PD-së që kanë patur probleme me drejtësinë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 10:27
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Nga Edi Paloka deri te Myslim Murrizi, zbulohen emrat dhe vendimet e gjykatave për secilin nga 11 kandidatët e PD-së që kanë patur problem me ligjin.

LISTA

EDI PALOKA

29.11.2000- Arrestim në flagrancë

30.11.2000- Akuza: Miting i paligjshëm dhe kundërshtim i policisë. Vendimi i Gjykatës: Arrest me burg me afat 10 ditor

5.6.2015- I dënuar nga Gjykata e Lartë për shpifje

24.05.2017- I dënuar nga Gjykata e Lartë për shpifje

ISMAIL CALA

14.12.1990- Akuza: Diversion ndaj pushtetit popullor. Vendimi i Gjykatës: 4 vjet burg

MYSLIM MURRIZI

1995- Arrest shtëpie për veprën penale shpërdorim detyre për të cilën u dha vendim pushimi nga prokuroria

25.04.2007- Dënim me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit. Gjykata e Lartë dha pafajësi.

SHKELQIM KRASNIQI

13.03.2005- Akuza: Evazion fiskal. Vendimi: Pushim ccështje nga Prokuroria. Masa shtrënguese e vendosur: garancia pasurore

ERMAL SEFA

21.12.2015- Vepra: Plagosje e lehtë në bashkëpunim. Dënimi: Me gjobë. Gjoba është amnistuar në zbatim të ligjit 141/2016 “për dhënie amnistie”.

ALBAN ZENELI

Pyetjes “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj” i është përgjigjur PO.

LUIGJ GJERGJI

2000-2001/ I dënuar nga Gjykata e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

ARDIT CYLYBYLI

Arrest me burg 20 ditë. Më pas shpallur i pafajshëm

ARTUR ROSHI

13.03.2007- I hetuar për vendosjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës pa vullnetin e tij.

ARBEN RISTANI

5 muaj me një vit kusht- Amnistuar pas vendimit të shkallës së parë; dispozita është konsideruar anti kushtetuese dhe është shfuqizuar në 2008.

5.6.2015- I dënuar me gjobë 200 mijë lekë nga Gjykata e Lartë për shpifje të kryer botërisht.

DASHAMIR TAHIRI

29.05.2009- 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë. Dënim i falur. Përdorim i aktit të falsifikuar. Përdorim i monedhës false.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat