Kandidati i Bashës në Elbasan: Pse pranova edhe 6-i në listë dhe ç’mendoj për sulmin ndaj kryetarit

Shqipëria

Kandidati i Bashës në Elbasan: Pse pranova edhe 6-i në listë dhe ç’mendoj për sulmin ndaj kryetarit

Më: 31 maj 2017 Në ora: 10:25
Fitim Zekthi, kandidati I PD-së në Elbasan

Fitim Zekthi, kandidati I PD-së në Elbasan, i renditur i gjashti në listë, flet pse pranoi kandidimin edhe pse në një renditje që ia bën shumë të vështirë të fitojë.

Ai mbështet listën e Bashës dhe shprehet kundër kritikëve, duke thënë se nuk është dakord me idenë se po të jesh një zyrtar apo burokrat partiak ti automatiksiht duhet të jesh deputet. Ja si e ekomenton ai për “Panorama” situatën politike dhe zërat e fortë kundër Bashës.

Ju jeni pjesë e listës së PD-së në qarkun e Elbasanit. Përse pranuat kandidimin në pozicionin e gjashtë që është i vështirë, pothuajse i pamundur për tu arritur?

Pikë së pari unë mendoj se nga një pikëpamje taktike Partia Demokratike është shumë e favorizuar se sa PS-ja dhe ata që kanë përbërë koalicionin qeveritar këto vite pasi ajo ose ata po hyjnë në zgjedhje të përçarë, ndërsa Partia Demokratike po hyn në zgjedhje me aleatët. Kjo gjë aritmetikisht e bën numrin gjashtë, jo vetëm të arritshëm, por edhe të tejkaluaeshëm. E djathta nuk ka marrë kurrë më pak se sa 6 mandate në dy zgjedhjet e fundit në Elbasan. Por përtej taktikës unë nuk jam në këtë garë që kalëroj domosdo mbi numra fitues. Unë mendoj se vendi është në një krizë të thellë dhe Partia Demokratike së bashku me opozitën janë një shpresë për të ndryshuar dhe është detyrë të kërkosh dhe përpiqesh t’ia heqësh këtë lak nga fyti njerëzve. Është me të vërtetë një lak varfërie, papunësie, gënjeshtrash të paskrupullta dhe abuzimesh pandalur të shumicës qeverisëse.  Kjo nuk është retorikë, është jeta e përditshme e njerëzve.

Lista e Elbasanit e Partisë Demokratike është ndër më të kritikuarat, si listë ku kandidatët janë aty për shkak të lidhjeve me kryetarin dhe pa ndonjë aktivizim të madh në bazë. Cili është qëndrimi juaj?

Është bërë zakon që të thuhet gjithnjë lista është e mirë, e shkëlqyer etj dhe në kushte të tilla të thuash që lista është vërtet e mirë duket si konformizëm. Por është një listë e mirë. Lidhjet me kryetarin? Kryetari mund të ketë lidhje me mijëra njerëz në PD, por edhe jashtë saj dhe kur ndodh që vendosen në lista njerëz të lidhjeve me të nuk do të thotë domosdo se ata janë aty për arsye meskine që buron nga kjo lidhje. Ata janë të gjithë demokratë të mirë. Po flas për të rinjtë si Zeneli apo Hasa, sepse Spaho apo Boçi janë politikanë të njohur prej vitesh, janë në PD edhe  para se vetë zoti Basha të ishte në KOP në 2005. Kjo çështja e aktivizmit në bazë tingëllon pak problematike për mua. Unë nuk e pëlqej fare faktin që po të jesh një zyrtar apo burokrat partiak ti automatiksiht duhet të jesh deputet. Me këtë logjikë 60 kryetarë degësh, plus 180 nënkryetarë dhe sekretarë, plus 20 drejtues në aparatin burokratik të selisë qendrore i bie që të kemi 260 kandidatë  vetëm nga burokracia partiake. Pra nuk ka vend as për Z Berisha, as për Z Basha, as për politikanët kryesorë të partisë. Sigurisht në burokracionë partiake ka politikanë të mrekulleshëm që mund të kishin një rol edhe më të rëndësishëm në lista por kandidimi i 260 vetëve me çdo kusht, ose zemërimi i madh i tyre për moskandidimin më duket absurd dhe apolitik.

Nëse i hedhim një sy listës bie në sy fakti që aty mungojnë gjysma e kryesisë dhe të gjithë koordinatorët. A kishte emra në këto forume që duhet të ishin në lista?

Iu përgjigja disi kësaj pyetjeje më herët. Më shqetëson fakti që të gjithë duan të merren me listën e PD-së duke e parë si një problem në vetvete. Pse nuk bëhet një krahasim me listat e PS-së qark pas qarku, pse nuk shihet ç’kandidatë ka PS-ja, ç’përfaqësojnë ata? Është pak pa kuptim ky debati i listës së PD-së.

Prej dy ditësh një grup deputetësh të lënë jashtë listave kanë kërkuar mbledhjen e forumeve të PD dhe shkarkimin e Lulzim Bashës për shkak se nuk e miratoi listën në Këshillin Kombëtar. Ç’qëndrim keni?

Di ti ndonjë vend në botë ku të kërkohet shkarkimi i kryetarit në fushatë. Po kjo është pa asnjë kuptim. Ishte një reagim shumë emocional i disa politikanë të rëndësishëm të PD-së. Mesa duket edhe ata vetë po e kuptojnë që ishin gabim. Listat  në të të cilat ata kanë qenë 4 vite më parë nuk ishin asfare më të mira, ato lista humbën. Nuk ka as logjikë që të vish nga një karrierë me 21 vite nënkryetare partie dhe tetë vite kryetare parlamenti, apo me tetë vite ministre dhe 12 vite depuetete, apo shumë vite ministër dhe 20 vite figurë e rëndësishme politike e PD-se dhe në momentin e mos marrjes së rolit si ai i deritanishmi dhe të shpërthesh kundër grupit ku qenë qenë. I bie që ke qenë vetëm për çështje të tuat dhe asfare politike apo parimore. Më vjen shumë keq të flas kështu. Me të vërtetë. Unë njoh demokratë që me vite të tëra i kanë ndjekur ata, kanë ndjekur PD-në, unë vetë prej vitesh jo vetëm e kam ndjekur PD-në por nuk kam lënë protestë pa shkuar në vitete1998-2003 dhe ndjehemi shumë keq kur këta nisin këtë luftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat