Fushata elektorale/ Ministria e Arsimit paralajmëron mësuesit...

Shqipëria

Fushata elektorale/ Ministria e Arsimit paralajmëron mësuesit...

Më: 31 maj 2017 Në ora: 09:36
Ministria e Arsimit

Fushata elektorale tashmë ka nisur dhe Ministria e Arsimit ka bërë një paralajmërim për të gjithë ata drejtues institucionesh arsimore apo mësues, që të mos bëhen pjesë e politikës dhe fushatave duke shkelur ligjin.

Në publikimin e saj për median, Ministria ka vënë në dukje disa emra drejtuesish që janë raportuar si të angazhuar në fushëtën elektorale, fakt për të cilën shton MAS, do të marrë masa.

Në kushtet kur fushata zgjedhore ka filluar, sjellim në vëmendjen tuaj detyrimet ligjore dhe ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përcaktuar qartazi detyrimet ligjore të personave me funksione publike gjatë fushatës zgjedhore. Mbi bazën e informacioneve, Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, si më poshtë:

Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj. Bardha Qatja  Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë z. Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke  Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera §Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo

Përsa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore, duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat