Kush është deputeti i PD-së që foli kundër Bashës në Bruksel?

Shqipëria

Kush është deputeti i PD-së që foli kundër Bashës në Bruksel?

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:33
Lulzim Basha

Analisti Fahri Balliu zbuloi sot në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” se një deputet demokrat që nuk bën pjesë në lista, ka folur në emër të PD-së kundër Bashës në Bruksel.

Balliu tha se ishte i gatshëm të ballafaqohej me deputetin në fjalë duke mos zbuluar emrin e tij.

“Nuk është demokraci që duke qenë pjesë e PD-së të shash kryetarin e PD-së, të vesh edhe në Bruksel të mbash fjalime në emër të PD-së, për llogari të Edi Ramës”, tha Balliu.

I pyetur nga moderatori Arian Çani se për kë e kishte fjalën, Balliu u përgjigj: “Nuk ka nevojë se ti e njeh. Bëjmë një emision të posaçëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat