Basha: PD kërkon ndryshimin

Shqipëria

Basha: PD kërkon ndryshimin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:45
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur të martën pasdite fushatën elektorale në qytetin e Gjitokastrës, ku kryesuesi i listës është Tritan Shehu dhe ndjekur nga Roland Bejko.

Basha u shpreh se sonte janë këtu për ta çuar në fund betejën për Republikën e Re.

“Jam këtu me praninë e një liste për të përmbushur qëllimin tonë të Republikës së Re dhe Gjirokastra udhëheq me dy profesor, Tritan Shehu dhe Roland Bejko i lauruar në Paris. E bashkuar është opozita dhe e përçarë është qeveria, sepse është opozita e tepsisë. Ne duam ndryshimin ata duan ta mbajnë siç janë”, tha Basha.

Ai ftoi qytetarët e Gjirokastrës që të bëjnë një bilanc para se të votojnë më 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat