Burrel/ Rama për Bashën: S’më intereson PD, por s’rri dot pa folur

Shqipëria

Burrel/ Rama për Bashën: S’më intereson PD, por s’rri dot pa folur

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:06
Edi Rama

Nuk është hera e parë që Kryeministri Edi Rama komenton Partinë Demokratike dhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha në tubimet elektorale të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Burrel, Rama iu përgjigj Bashës i cili deklaroi sot në Tepelenë se qytetarët janë të varfër ndërsa Qeveria investon dhe mburret për sheshe me pllaka dhe palma.

“Del tani në Shqipëri dhe thotë Edi Rama me palma, me shëtitore, me drita, ç’i duhen njerëzve këto. Njerëzve i duhen dhe i duhen  që çke me atë punë”,- u përgjigj Rama.

Kryeministri komentoi edhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe listat e kandidatëve.

“Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon krijimin e një Republike të Re, në listat e PD nuk paska gra dhe vajza të denja. Vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër.

Prandaj unë u them të gjitha grave dhe vajzave mos e votoni Partinë Demokratike dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave atje ku fillon edhe seria e dytë”,- u shpreh Rama nga Burreli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat