Basha për listat: Nuk u heq as presjen

Shqipëria

Basha për listat: Nuk u heq as presjen

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:43
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin elektoral në Berat ka komentuar edhe vendimet e marra prej tij për sa u përket lënies jashtë listave të disa prej anëtarëve të vjetër të kësaj partie.

“Para dy ditësh mora disa vendime të vështira por të domosdoshme për ekipin fitues së Republikës së re. Ishte koha për t’i marrë dhe unë nuk u heq asnjë presje”, është shprehur kreu i PD.

Gjithashtu Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Beratit që edhe ata të marrin vendimin në 25 qershor që ta çojë Beratin në dorën e tyre.

“Merrni vendimin tuaj, bashkohuni me projektin e lëvizjes popullore, për të mos e lënë Beratin në dorën e hajdutëve që ju vodhën dhe ju shtrydhën. Më 25 qershor merrni në dorë Beratin me votën tuaj”, është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat