Basha flet në të ardhmen: Do të jem kryeministri i ekonomisë, do ju gjendem kur të vuani...!

Shqipëria

Basha flet në të ardhmen: Do të jem kryeministri i ekonomisë, do ju gjendem kur të vuani...!

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:54
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Nga qyteti i Beratit, Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka bërë një sërë premtimesh për qytetarët, por i gjithë diskuri i tij politik e retorik është zhvendosur në të ardhmen.

Basha ka deklaruar se pas 25 qershorit, në Republikën e Re ku ai do të jetë kryeministër, fokusi i tij nuk do të jenë fasadat apo kamerat, por ekonomia dhe problematikat e qytetarëve.

“Kryeministri i Republikës së Re, unë, nuk do të jem kryeministri i fasadave, i televizioneve... unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, i halleve tuaja, i shpresave tuaja, i projekteve tuaja. Unë do të jem kryeministri i ekonomisë! Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel.

Vendimi i parë do të jetë ulja e taksave, ulja e TVSH-së që do të përkthehet në hapjen e mijërave vendeve të punës.”-tha Basha.

Basha ka sulmuar gjithashtu Kryeministrin duke thënë se për ekonominë e Beratit Rama nuk ka bërë kurrfarë gjëje.

“Çfarë ka bërë Edi Rama në këto katër vite për Beratin? Krenohet ditë për ditë me kalldrëmin. Lulishtja është bërë kalldrëm. Nuk është puna e Kryeministrit, janë vendime të pushtetit vendor. Detyra numër 1 është ekonomia. Keni dëgjuar ndonjë fjalë për ekonominë këto ditë në fushatë nga Edi Rama? Është i papërgjegjshëm.”-tha kreu i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat