LSI e para në fletën e votimit, PS e dyta...ja renditja e partive që do të votohen në 25 qershor

Shqipëria

LSI e para në fletën e votimit, PS e dyta...ja renditja e partive që do të votohen në 25 qershor

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

KQZ hodhi sot shortin për fletën e votimit, ku u përcaktuan edhe numrat rendorë sipas të cilëve do të votohen partitë në 25 qershor.

Nga shorti i hedhur, fleta e votimit nis me LSI të parën, PS renditet e dyta, ndërsa PD është pozicionuar e gjashta në listë.  

Renditja e LSI-së e para në fletën e votimit ka shkaktuar për pak minuta edhe të qeshura mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët mesa duket kanë risjellë në vëmendje deklaratat e ish kreut të kësaj partie, Ilir Metës që kjo forca politike do të ishte e para në zgjedhje. Të jetë ky një ogur i mirë për LSI-në? Mbetet për tu parë pas votimit që do të bëhet në 25 qershor. 

Renditja 

1-LSI

2-PS

4-Sfida

5-PR

6-PD

9-PSD

10-PAD

11-FRD

13- PDIU

18-LIBRA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat