Kafja e mëngjesit/ Rama pyet për kandidatët e PD, banorët: Këta tanët…

Shqipëria

Kafja e mëngjesit/ Rama pyet për kandidatët e PD, banorët: Këta tanët…

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:43
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një kafe me banorë të Peshkopisë. Gjatë bisedës me banorë, ata i kanë thënë Rames se “20% e atyre qe kane qene ne cader do te votojne PS”.

Rama eshte interesuar te dije se si jane kandidatet e PD-se ne Peshkopi. “Po keta kandidatet e PD si jane se une nuk i njoh?”- i thote Rama banoreve.

“Kandidatet e PD si janë? Si ata që ka vu ai mund të gjesh me thes, pa bere fuishate keta te tanet e kane te fituar. Edhe kryerarin e PD nuk e njeh kerkush pervec katundit te vet”- i thote nje nga banoret, ish mesues.

“Kafja e mëngjesit me banorë – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse PS nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”- shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat