Surprizon Eduard Selami, i del në krah Bashës edhe pse nuk e futi në listën e deputetëve

Shqipëria

Surprizon Eduard Selami, i del në krah Bashës edhe pse nuk e futi në listën e deputetëve

Më: 30 maj 2017 Në ora: 07:07
Eduard Selami

Eduard Selami ka qëndruar në heshtje gjithë këto ditë edhe pse nuk e kishte emrin në listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 Qershorit. Por sot, kur Topalli dhe Imami dolën publikisht dhe deklaruan se kërkojnë shkarkimin e Bashës për shkak se përjashtoi “të vjetrit” nga Partia dhe shkeli statutin, Eduard Selami ka vendosur të reagojë. Ai thotë se është koha për të mbështetur PD në fushatë dhe jo për t’ju kundërvënë asaj.

“Koha për fushate jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami në rrjetet sociale.

Aktualisht një pjesë e të përjashtuarve nga PD janë bërë bashkë në një nga kafet në qendër të Tiranës. Opinion.al ka siguruar fotot nga Karlsberg (pas Presidencës) ku janë ulur bashkë Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat