Basha u përgjigjet të përjashtuarve: Ishte vendim i vështirë, por i drejtë

Shqipëria

Basha u përgjigjet të përjashtuarve: Ishte vendim i vështirë, por i drejtë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 20:38
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur kritikëve të PD-së, Topallit dhe Imamit që sot kërkuan mbledhjen e formumeve të PD-së për ta shkarkuar atë.

Basha tha para qytetarëve në Lezhë se vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë. “Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohnën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat