Marrëveshja Rama-Basha, Nishani: Nuk u shkel Kushtetuta

Shqipëria

Marrëveshja Rama-Basha, Nishani: Nuk u shkel Kushtetuta

Më: 29 maj 2017 Në ora: 20:26
Presidenti Bujar Nishani

Ndërkohë që shumë nga partitë e vogla janë deklaruar kundër marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Presidenti Bujar Nishani ka dalë në mbrojtje të saj.

Në një intervistë të dhënë për “VOA”, Nishani është shprehur se në marrëveshjen Rama – Basha, Kushtetuta e vendit nuk është shkelur.

Ndërkohë presidenti është ndalur edhe në lëndimet e mbështetësve të  opozitës gjatë tubimit të parë të saj elektoral, për të cilat është shprehur se pret hetimin e plotë të shkaqeve dhe që kjo fushatë elektorale të zhvillohet e sigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat