Vjen reagimi i parë pas kërkesës për shkarkimin e Lulzim Bashës

Shqipëria

Vjen reagimi i parë pas kërkesës për shkarkimin e Lulzim Bashës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:14
Genc Pollo

“Patetike! Përveçse jashtë vendi e kohe!!”. Ky është reagimi i parë që vjen nga partia Demokratike pas kërkesës që bënë publikisht Jozefina Topalli dhe Arben Imami për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Përmes këtij statusi të shkurtës në rrjetin social Facebook, Pollo kundërshton hapur kërkesën e dy figurave të vjetra të PD-së që mbetën jashtë listave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. 

Topalli dhe Imami thanë se miratimi i listave është bërë në shkelje me statutin e partisë, pa marrë firmën e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat