Basha në Dibër: Shkoni në takimin e Ramës për t’i kërkuar llogari

Shqipëria

Basha në Dibër: Shkoni në takimin e Ramës për t’i kërkuar llogari

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:45
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka hapur sot fushatën elektorale të partisë Demokratike në Dibër, ku po në atë vend pasditen e sotme do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij mes të tjerave Basha u ka kërkuar qytetarëve dibranë të shkojnë në takimin e Ramës për t’i kërkuar atij llogari për vendet e punës që nuk ka hapur, për universitetet që mbylli, për çmimin e energjisë, dhe për Rrugën e Arbrit gjë të cilën ai e premtoi katër herë rresht.

Mos e lini ta kthejë në estradë këtë fushatë, – theksoi Basha, – por pyeteni dhe të mbajë përgjegjësinë për atë që nuk realizoi. Pyeteni sot pse nuk i mbajti premtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat