Edhe një goditje për PD-në! Aleati i Bashës jep dorëheqjen

Shqipëria

Edhe një goditje për PD-në! Aleati i Bashës jep dorëheqjen

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:35
Sulejman Gjana

Një katastrofë e vërtetë për Partinë Demokratike e cila ka jo shumë kohë në dispozicion për të plotësuar listat e saj për kandidatë për deputetë. Por, teksa orët kalojnë dhe KQZ pret sot listat, në kampin e djathtë është larguar një tjetër kandidat për deputet.

Pas dorëheqjes së Sazan Gurit në Berat, Blendi Himçit në Elbasan dhe Ramiz Çobos në Shkodër, tashmë është një aleat i Bashës, ai i cili jep dorëheqjen.

Bëhet fjalë për kryetarin e Lëvizjes së Legalitetit Sulejman Gjanës, i cili ka deklaruar dorëheqjen nga kandidimi në qarkun e Dibrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat