Rama: Basha “vrau” bashkëpuntorët e Saliut

Shqipëria

Rama: Basha “vrau” bashkëpuntorët e Saliut

Më: 29 maj 2017 Në ora: 06:09
Edi Rama

“ Basha vrau bashkëpuntorët e Berishës” në këtë mënyrë ka komentuar Kryeministri Edi Rama listën e Partisë Demoktratike, ku jashtë saj mbetën disa prej figurave kryesore të së djathtës. Nga takimi me banorët e Cërrikut Rama tha se PD nuk e ka ende gati skuadrën për zgjedhjet e 25 qershorit ndërsa kërkoi votën e qytetarëve për më shumë reforma.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Cërrikut ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Duke u referuar lënies jashtë liste të disa figurave kryesore të së djathtës, kryeministri tha se Basha eleminoi gjithë bashkëpuntorët e Sali Berishës dhe se ende nuk ka gati skuadren per zgjedhjet e qershorit.

Në  3 vite e gjysme tha kryeministri, PS ka provuar se mund të bëjë shtet, ndërsa kërkoi votën e qytetarvë për më shumë reforma.

Në mbrëmjë Rama ishte i pranishëm edhe në iftarin me besimtarë të komunitetit mysliman në Elbasan

Muaji i shenjtë e Ramazanit përfundoi kryeministri është edhe muaji i të vërtetave të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat