Aleati i Bashës sulmon Gjergj Lezhjan: Ja sahanlëpirës, i shërben agjenturave

Shqipëria

Aleati i Bashës sulmon Gjergj Lezhjan: Ja sahanlëpirës, i shërben agjenturave

Më: 29 maj 2017 Në ora: 05:40
Fatmir Hoxha

Fatmir Hoxha, kryetari i Partisë të të Drejtave të Mohuara, aleate e Partisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të Presidentit Bujar Nishani, Gjergj Lezhja i cili shkroi sot lidhur me situatën politike në vend ku theksonte se Lulzim Basha është një ministër i mirë por si lider thotë se “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve.

Habitshem u njoha nepermjet mediave dhe me vrau veshin statusi i Gjergj Lezhjas qe sot eshte keshilltari i zotit Bujar Nishani. Kete sahanlepires une e njoh mire dhe nuk dua te jap detaje, e njohin edhe te gjithe ata qe kane dhene kontribut per kete parti pa marre kurre frytet qe kane merituar. Padrejtesisht ju z. Lezhja dhe klane te tjera si ju keni perfituar privilegje te cilat shume te tjere te cilet dhane jeten per demokraci nuk i kane gezuar. Ju sot jeni kthyer ne nje analist kundra partise demokratike dhe kundra kryetarit te saj, z. Basha, te zgjedhur me voten e lire. Eshte per tu pershendetur qe zoti Basha po ben reforma ne partine demokratike, si moderator pro­europian dhe pro­Amerikan. Individe si ju qe kerkojne te hedhin balte me dashje apo padashje duke ju sherbyer agjenturave anti­Shqipetare, serbogreke ne te vertete nuk duhet te jene pjese e Partise Demokratike. Shqipetaret kane 26 vjet qe enderrojne nje shtet ligjor, nje shtet demokratik ku te gjithe qytetatet jane te barabarte perpara ligjit. Kohes suaj te felliqur ne PD i ka ardhur fundi. Ne kete parti ka vend vetem kontributi dhe meritokracia, dhe jo klanet e felliquara. Fatmir Hoxha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat