Mediat ndërkombëtare ka shkruar për lëndimet e mbështetësve të Partisë Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një numër i madh mbështetësish kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të acarimit të lëkurës dhe vështirësive të lehta në frymëmarrje.
Associated Press, Washington Post, New York Daily News, e mediat të tjera kanë raportuar se qytetarë të cilët morën pjesë në mitingun e PD-së, janë paraqitur në spital me skuqje të syve, acarim lëkure dhe vështirësi në frymëmarrje.
“Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte një nga pacientë. Ende nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar simptomat, ndërkohë autoritetet vazhdojnë hetimin”, shkruan Associated Press.
Sipas njoftimit të fundit të bërë nga ministria e Shëndetësisë, numri i personave që janë prekur nga simptomat e lartpërmendura dhe që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 140.